Tronditë ish-oficeri boshnjak që zbuloi i pari vrasjet me snajperë në Sarajevë

Koha e parashikuar e leximit: 2 minuta

26 nentor 2025

Tri dekada pas rrethimit të Sarajevës, prokuroria italiane ka hapur një hetim që mund të zbardhë një nga episodet më të errëta të luftës në Bosnjë: praninë e të ashtuquajturve “snajperistë të fundjavës”, të cilët, sipas dëshmitarëve, paguheshin për të qëlluar mbi civilë.

Një nga të parët që dokumentoi këtë fenomen ishte Edin Subashiq, ish-oficer i inteligjencës së Ushtrisë së Bosnjë dhe Hercegovinës. Në një intervistë për TRT Balkan, Subashiq tregoi se si u ndesh me informacionet e para dhe çfarë di sot lidhur me hetimin e nisur nga autoritetet italiane.

“Sipas dëshmive që kemi mbledhur, këta individë nuk kishin asnjë lidhje me konfliktin,” shpjegon ai. “Ata vinin nga vende të ndryshme të Evropës, kryesisht nga Italia, vetëm për të qëlluar mbi banorët e Sarajevës, duke e shndërruar vrasjen në formë zbavitjeje. Bëhej fjalë për persona të pasur, gjuetarë profesionistë në vendet e tyre, që kërkonin ‘adrenalinë’ në zonën e luftës – një pasqyrë e një sistemi thellësisht të devijuar vlerash.”

Subashiq thekson se rrugët e hyrjes së tyre në Bosnjë ishin të ndryshme, duke përfshirë linja të ndryshme transferimi, por se në shumicën e rasteve nisja bëhej nga Italia – një detaj që sot po qëndron në qendër të hetimeve të reja ndërkombëtare.

Scroll to Top