Koha e parashikuar e leximit: 1 minut
31. Maj 2025
Me pervoje me shume se 47 vjetesh ne kete industri, Iaco Group ka krijuar edhe këtë vit versionin zyrtar të trofeut të Champions League, një vepër arti e vërtetë, 73.5 cm e lartë, me peshë rreth 10 kg.
Edhe këtë vit trofeu i Champions League mban firmën italiane të mjeshtërve nga Avellino. Pavarësisht se ende nuk dihet nëse do ta ngrejë në qiellin e Mynihut kapiteni i Interit, Lautaro Martinez, apo ai i PSG-së, Marquinhos, një gjë është e sigurt, kupa që simbolizon ëndrrën e çdo futbollisti është krijuar nga dora e artë e italianëve të Iaco Group.
Kompania me seli në Avellino, nën drejtimin e Alberto dhe Igino Iacovacci është partner ekskluziv i UEFA-s dhe Lega Serie A për prodhimin e trofeve zyrtarë. Me përvojë prej më shumë se 47 vjetësh në këtë industri, Iaco Group ka krijuar edhe këtë vit versionin zyrtar të trofeut të Champions League, një vepër arti e vërtetë, 73.5 cm e lartë, me peshë rreth 10 kg, punuar tërësisht me dorë dhe prej argjendi të pastër.

















