Triumfi i Mynihut për Xana, zemra e babait Luis Enrique është më e madhe se çdo trofe

Koha e parashikuar e leximit: 2 minuta

02 qershor 2025

Ka mësime dhe mësime si ato të finales së Mynihut. Natyrisht që hyri në histori disfata e Interit, ndaj PSG si më e thella (5-0), në finalet e Champion League, por ka edhe një tjetër anë medalja…..Ajo që trajneri triumfues përcoi përmes ekraneve në gjithë botën. Luis Enrique e ka fytyrën e tendosur nga stresi, emocionet, dhe ndodhta kilometrat që përshkon me bicikletë, por para mikrofonëve shqipton fjalë që ta këputin shpirtin.

Bluza e tij tregon cartë për kë do të flasë, kujt do t’ia kushtojë këtë natë plot me yje, kujt do t’ia dërgojë mendimet më të larta e më të ndjera, Një mendim i vetëm gjithmonë për Xana, gtë voglën e tij të dashur që u nda nga jeta prej sëmundjes së rëndë në moshën 9 vejcare, në vitin 2019.

Në ditët më të errëta kishin dhënë njëri-tjetrit një premtim , duke u parë në sy sic mund të bëjë vetëm një baba i cili nuk mund të fle nga dhimbja dhe një vajzë kaq e sëmurë: Se një ditë do ta ngulnin në bar sërish flamurin e Barcelonës , që e kishin ngulur në tokën e Berlinit në vitin 2015, aps fitores së Ligës së Kampionëve ndaj Juventusit. Në një mënyrë tjetër në një plan shpirtëror të paprekshëm, premtimi është mbajtur.

Scroll to Top