Tre vrasje në një ditë në Shqipëri, ekspertët: Nevojë urgjente për kujdes të shtuar të shëndetit mendor

Koha e parashikuar e leximit: 2 minuta

30 tetor 2025

Zemërimi i qytetarëve në shoqërinë tonë po përkthehet në sjellje ekstreme. Këtë fatkeqësisht po e tregojnë ngjarjet e ndodhura jo më larg se një ditë më parë, ku brenda ditës pati tre viktima, si pasojë e konflikteve momentale.

Këto veprime rikthejnë vëmendjen tek shëndeti mendor, ndaj psikologja Eksena Qirici shpjegon rëndësinë e krijimit të marrëdhënieve të shëndetshme ne jetën e përditshme dhe kujdesit që duhet të kemi ndaj njëri-tjetrit.

“Çfarë do të thotë të vrasësh brenda një dite në ambiente të ndryshme, ne familje, në ambientin e punës, në turizëm, në një lokal ku ti mendon se je në një situatë të qetë? Do të thotë që aspekti psikologjik, ngarkesa psikologjike, ngarkesat emocionale, kanë arritur në sistemin e mbijetesës. Po të dëgjojmë dhe të analizojmë me kujdes se çfarë autorët përmendim në arsyet e tyre të vrasjeve shihet që ka bullizëm, ka tallje, ka ofendim, ka dhunë dhe për më tepër është e vazhdueshme, është e hershme. Nëse ne në shoqëri, marrëdhënie pune, në familje, trajtojmë me dhunë psikologjike çdo lloj marrëdhënie, automatikisht kjo do të na sjellë në këto sjellje ekstreme”, thotë psikologja.

Scroll to Top