Koha e parashikuar e leximit: 1 minut
26 shkurt 2025
Të paktën dy persona u plagosën kur të shtëna armësh u dëgjuan pranë një gjykate në Gjermaninë perëndimore, gjatë ditës së mërkurë, njofton policia.
Disa të shtëna u shkrepën në një rrugë pranë gjykatës shtetërore në qytetin e Bielefeld në orët e para të pasditës, sipas policisë. Ekipi i policisë ende nuk kishte arritur të sigurojë informacione lidhur me shkallën e lëndimeve.
Një i dyshuar aktualisht po gjykohet për akuzën e vrasjes për vdekjen e ish-boksierit, Besar Nimani, i cili u qëllua për vdekje në Bielefeld, gati një vit më parë.
Policia në një deklaratë tha se nuk e përjashtonmundësinë që rasti të ketë lidhje me një proces që po zhvillohet në gjykatë.
kliko linkun për të parë detaje nga vendi i ngjarjes:

















