Koha e parashikuar e leximit: 1 minut
03 tetor 2025
Albanian Engineering of Switzerland ka prezantuar tre të nominuarit përfundimtarë për Çmimin e Ekselencës Akademike 2025. Ky çmim prestigjioz synon të vlerësojë arritjet në fushën e kërkimit, inovacionit dhe kontributet e veçanta të studentëve shqiptarë në Zvicër.
Finalistët e këtij viti janë Advije Rizvani, Arian Bajramaj dhe Justin Levenishti, të cilët janë përzgjedhur për punën e tyre të spikatur akademike dhe përkushtimin ndaj inovacionit dhe hulumtimit shkencor.
Fituesi i Çmimit të Ekselencës Akademike do të shpallet më 20 shtator 2025, në mbrëmjen gala të organizuar nga swissalbs në Cyrih.
Ky vlerësim i veçantë jo vetëm që nderon arritjet individuale të studentëve shqiptarë në Zvicër, por edhe shërben si shembull frymëzues për brezat e rinj që synojnë rrugën e dijes dhe shkencës.


















