Trajneri Kek largohet nga kombëtarja e Sllovenisë pas shtatë vitesh, Kosova njëra nga arsyet

Koha e parashikuar e leximit: 1 minut

01 dhjetor 2025

Pas shtatë vitesh drejtimi të ekipit kombëtar të futbollit të Sllovenisë, trajneri 64-vjeçar Matjaž Kek dhe Shoqata e Futbollit e Sllovenisë (NZS) kanë vendosur të ndajnë rrugët, njoftoi NZS.

Kontrata e Kek skadoi më 30 nëntor dhe, pas një takimi me presidentin e NZS, u vendos që bashkëpunimi të mos vazhdonte. Mediat sllovene theksuan se vendimi erdhi gjithashtu pas rezultateve jo të kënaqshme të Sllovenisë, e cila nuk arriti të kualifikohej për ndeshjet e play-off-it për Botërorin, me një nga faktorët që ndikuan të ishte edhe humbja ndaj Kosovës.

Ndërkohë, në skenën klubore, Zvonimir Boban pritet të emërojë së shpejti trajnerin e ri të Dinamo Zagrebit, duke e bërë lëvizjen një ndër më të priturat në futbollin kroat.

Scroll to Top