Trajneri i Juventusit me fjalë të mëdha për Zhegrovën: Është shumë i shpejtë në hapësira të ngushta

Koha e parashikuar e leximit: 1 minut

05 nentor 2025

Trajneri i Juventusit, Luciano Spalletti, ka komentuar paraqitjen e futbollistit dardan Edon Zhegrovës në barazimin 1-1 të mbrëmshëm ndaj Sporting Lisbonës në Ligën e Kampioneve.

Zhegrova luajti 18 minuta, pas një periudhe gjatë së cilës nuk ishte aktivizuar në ndeshjet e Juventusit.

Spalletti e vlerësoi shpejtësinë dhe cilësitë e futbollistit kosovar: “Më bëri përshtypje shpejtësia e tij, është shumë i shpejtë në hapësira të ngushta.”

Ai theksoi gjithashtu se rikthimi i Zhegrovës pas mungesës ka qenë i shkurtër dhe se lojtarit i nevojitet kohë për t’u përshtatur plotësisht.

“Kam folur edhe me mjekët, ata më kanë treguar se ka pak kohë që është rikthyer. Andaj, me kalimin e kohës dhe me stërvitje do të përmirësohet dhe do të na ofrojë zgjidhje.”

Scroll to Top