Ministri i brendshëm Pançe Toshkoski, edhe një here i ka bërë thirrje Artan Grubit që të kthehet dhe të përballet me drejtësinë, nëse është i sigurt se është i pastër si loti. Toshkoski nuk dëshiron të spekulojë për atë se ku ndodhet Grubi por është i kënaqur se është suspenduar dhe gjobitur polici kufitar që ka lëshuar Grubin të kalojë kufirin në Bllacë. Përshëndet vendimin e BDI-së për t’u distancuar nga Grubi dhe u bën thirrje të distancohen nga të gjithë kriminelët potencial, siç i quan vet Toshkoski.
Është mirë ajo që BDI u distancua nga një i arratisur nga drejtësia. Kjo është mirë dhe për t’u përshëndetur. Dhe shpresoj që në të ardhmen do të distancohen edhe nga ato të arratisur nga drejtësia, nëse do të ketë të tillë, të cilët në vend që të përballen me atë që pa mëshirë e kanë vjedhur popullin në të kaluarën”, deklaroi Pançe Toshkoski – Ministër i Punëve të Brendshme. /Alsat.mk