Toni Kuka pas medaljes së Distrias: Është medalja e nëntë botërore për xhudon kosovare

Koha e parashikuar e leximit: 1 minut

15 qershor 2025

Pas suksesit të Distria Krasniqit në Kampionatin Botëror të Xhudos që po mbahet në Budapest, ka reaguar trajneri i mirënjohur i xhudos, Driton Kuka.

Në një postim në Facebook, Kuka ka shprehur krenarinë e tij për medaljen e argjendtë të fituar nga Distria, duke theksuar se kjo është medalja e nëntë që Kosova arrin në kampionatet botërore të këtij sporti.

“Medalja e argjendtë! Kampionati Botëror… Medalja nr. 9 nga Kampionatet Botërore për xhudon!” ka shkruar Kuka, duke nënvizuar vazhdimësinë e suksesit të sportistëve kosovarë në arenën ndërkombëtare.

Scroll to Top