The Times: Britania gati të njohë Palestinën — vendimi vjen sapo Trump të largohet nga vendi!The Times: Britania në fundjavë do ta njohë shtetin palestinez

Koha e parashikuar e leximit: 1 minut

18 shtator 2025

Britania do ta njohë zyrtarisht shtetin palestinez këtë fundjavë, pasi Presidenti i ShBA-së Donald Trump, i cili e kundërshton vendimin, të jetë larguar nga vendi në fund të vizitës së tij shtetërore, raportoi gazeta “TheTimes”.

Kryeministri Keir Starmer paralajmëroi në korrik se do të ndërmerrte këtë veprim nëse Izraeli nuk do të ndërmerrte hapa për të lehtësuar vuajtjet në Gaza dhe nuk do të arrinte një armëpushim në luftën e tij gati dyvjeçare me Hamasin, shkruan “Reuters”, transmeton Klankosova.tv.

Izraeli thotë se njohja e një shteti palestinez, të cilin Franca, Kanadaja dhe Australia kanë thënë gjithashtu se do ta bëjnë këtë muaj, do ta shpërblente Hamasin.

Scroll to Top