The Guardian”: Detajet e një ndeshjeje thriller, kështu e përshkruajnë derbin bitëror Shqipëri-Serbi

Koha e parashikuar e leximit: 2 minuta

09 qershor 2025

Shqipëri-Serbi u mbyll pa gola, por asnjëherë nuk mund të thuash se sfida përfundoi në paqe. “The Guardian” ka bërë një artikull për ndeshjen, ku tregon me detaje gjithçka ndodhi para, gjatë, e pas sfidës.

Prestigjiozja e njohur nuk heziton të tregojë gjithçka, që nga atmosfera në stadium, ndërprerjet e ndeshjes, sharjet e tifozëve, penalltia e humbur e Manajt e deri te vërshëllima e fundit e arbitrit

Artikulli

Brenda “Arenës Kombëtare”, mbi 20,000 tifozë mbajtën frymën dhe përqendruan çdo grimcë vëmendjeje tek Rey Manaj. Jashtë, mijëra të tjerë që kishin mbushur Tiranën gjatë gjithë ditës, disa duke pritur në radhë nëpër kufij dhe më pas duke vrapuar drejt bareve apo ekraneve publike për të ndjekur ndeshjen, shtrënguan gotat e birrës në duar. Shqipëria kishte fituar një penallti dhe askujt nuk i interesoi nëse ajo ishte e dyshimtë. Nëse Manaj do të ruante qetësinë, ndoshta më në fund do të lindte një hero i futbollit dhe mallkimi që kishte rënduar mbi këtë përballje do të zhdukej njëherë e mirë

Manaj u drejtua për të gjuajtur, ndoshta pak më i ngrirë nga sa duhej, dhe iu afrua topit ballë për ballë. Nëse kishte nevojë për një kujtesë të kontekstit, mjaftonte të dëgjonte jehonën e thirrjeve “Serbia, Serbia, …. motrën” që kishin qenë banda zanore e ditës dhe sapo ishin ndalur pak para se ai të merrte hapin vendimtar. Goditja ishte e ulët, shumë afër portierit serb Djordje Petrovic, i cili e priti pa shumë vështirësi. Menjëherë pas kësaj u dëgjua vërshëllima e pjesës së parë, ndërsa delegacioni serb zbriti me nxitim në fushë për të përqafuar portierin e tyre. Për Manajn, ajo që mbeti ishte vetëm një imazh i ngrirë i një momenti që nuk arriti ta përmbushte

Scroll to Top