Koha e parashikuar e leximit: 1 minut
28 mars 2025
Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 7.7 goditi Mianmarin njoftoi Shërbimi Gjeologjik i Shteteve të Bashkuara.
Një pasgoditje me magnitudë 6.4 ballë goditi rajonin rreth 12 minuta pas tërmetit fillestar, sipas USGS.
Pamjet para nga Mianmar tregojnë se dëmet pas tërmetit shkatërrues janë të mëdha.
Lëkundjet u ndjenë deri në kryeqytetin e Tajlandës, Bangkok, ku një ndërtesë gjigante u shemb.
CNN raporton se një urë që lidh dy rajone qendrore – Ava dhe Sagaing – është shembur, bazuar në pamjet e postuara në mediat sociale që tregojnë pjesë të urës duke rënë në lumin Irrawaddy.
#BREAKING A 7.9-magnitude earthquake struck Myanmar, according to the China Earthquake Networks Center.
Neighboring regions, including Thailand and China’s Yunnan Province, felt significant tremors. #Myanmar #earthquake pic.twitter.com/qgRHQ7ltjl
— 鳳凰資訊 PhoenixTV News (@PhoenixTV_News) March 28, 2025
Në kryeqytetin e Mianmarit, Naypyidaw, rrugët u deformuan nga lëkundjet, ndërsa pjesë të tavaneve ranë nga ndërtesat, raportuan mediat franceze.