Tërmet i fuqishëm në Kretë, thellësia e lëkundjeve arrin 33 kilometra

Koha e parashikuar e leximit: 1 minut

27 nentor 2025

Një tërmet me magnitudë 4.8 të shkallës Rihter u regjistrua në orën 2:08 të mëngjesit në ishullin e Kretës, duke shkaktuar shqetësim tek banorët në disa zona të rajonit. Lëkundja, që zgjati disa sekonda, u ndje qartë në shumë pjesë të ishullit.

Sipas Institutit Gjeodinamik, epiqendra e tërmetit ishte rreth 21 kilometra në veriperëndim të Rethymno-s. Raportimet nga terreni flasin për dridhje të forta, ndërsa autoritetet po monitorojnë situatën për sigurinë e banorëve.

Instituti bën të ditur se tërmeti ka pasur një thellësi prej 33.5 kilometrash, faktor që mund të ketë ndikuar në ndjeshmërinë e gjerë të lëkundjes.

Deri tani nuk ka raportime për dëme materiale apo të lënduar, ndërsa ekipet e mbrojtjes civile mbeten në gatishmëri.

Scroll to Top