Tentuan të hynin në Shqipëri me mbi 20 mijë euro të padeklaruara, procedohen 2 shqiptarët nga Kosova

Koha e parashikuar e leximit: 2 minuta

14 prill 2025

Dy shqiptarë të Kosovës janë proceduar penalisht pasi tentuan të hynin në Shqipëri, me 20 200 euro të padeklaruara.

Nga kontrolli fizik, i 43-vjeçarit i janë gjetur 13 000 euro dhe 31-vjeçari 7200 euro te cilat nuk i kishin deklaruar, konform ligjit në fuqi.

Njoftimi i policisë:

Tentoi të hynte në Shqipëri, me 20 200 euro të padeklaruara, procedohen penalisht 2 shtetas kosovar. “Pikë kulmore e fushatës”/ Takimi me shqiptarët në Breshia, Berisha: Entuziazëm për rotacionin politik, nuk është parë as në 1992
Në kuadër të punës policore që kryhet në bazë të analizës së riskut, me objektiv parandalimin, konstatimin dhe goditjen e paligjshmërive në kufi, shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare Morinë, në hyrje të Shqipërisë, kaluan për kontroll të detajuar, në vijë të dytë, automjetin tip “BMW”,  me drejtues shtetasi B.K., 43 vjeç, banues në Mitrovicë dhe pasagjer M.K., 31vjeç banues Suedi.

Nga kontrolli fizik, i 43 vjeçatit  i janë gjetur  13 000 Euro dhe 31 vjeçari 7200 Euro te cilat  nuk i kishin deklaruar në pkk, konform ligjit në fuqi. Në përfundim të veprimeve procedurale për rastin, u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për dy shtetasit, si dhe u sekuestrua shuma e parave. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Kukësit, për veprime të mëtejshme.

Scroll to Top