Tentoi të hynte në Shqipëri, me 19 000 euro të padeklaruara, arrestohet 44-vjeçari kosovar

Koha e parashikuar e leximit: 1 minut

20 mars 2025

Policia e Shtetit, sot ka ndaluar për një kontroll të detajuar automjetin tip “Audi A8”, në pikën kufitare, në Morinë. Personi i cili ishte pasagjer ishte shtetasi V. B., 44 vjeç, banues në Prishtinë.

Sipas Policisë së Shtetit 44 vjeçari tentoi të hynte në Shqipëri, me 19 000 euro të padeklaruara dhe të njëjtit i është sekuestruar shuma e parave me ç’rast ka përfunduar i arrestuar.

“Në kuadër të punës policore që kryhet në bazë të analizës së riskut, me objektiv parandalimin, konstatimin dhe goditjen e paligjshmërive në kufi, shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare Morinë, në hyrje të Shqipërisë, kaluan për kontroll të detajuar, në vijë të dytë, automjetin tip “Audi A8”, në të cilin ishte pasagjer shtetasi V. B., 44 vjeç, banues në Prishtinë.”, thuhet në raportin e Policisë së Shtetit.

Poashtu, thuhet se materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Kukësit, për veprime të mëtejshme.

Scroll to Top