Tentim për  kontrabandim mallrash të një poste nga Maqedonia e Veriut, arrestohen pasi sulmuan policët

Koha e parashikuar e leximit: 1 minut

27 shkurt 2025

Policia e Kosovës ka parandaluar një rast të tentativës për kontrabandë me mallra nga Maqedonia e Veriut në drejtim të Kosovës.

Në njoftimin e policisë thuhet se tasti ka ndodhur të mërkurën rreth orës 20:00, policia pas një informacionie që e kishte marrë kishte ndaluar një automjet me targa të Maqedonisë së Veriut, i cili transportonte mallra të një poste të shpejtë, që dyshohej se janë të kontrabanduara në mënyrë të paligjshme.

“Gjatë ndalimit të automjetit, personat e dyshuar kanë sulmuar zyrtarët policorë dhe doganorë me automjetin e tyre, duke u shkaktuar lëndime trupore dhe duke dëmtuar një veturë zyrtare”.

“Si rezultat i këtij incidenti, personat e dyshuar janë arrestuar nga Policia e Kosovës, dhe me urdhër të Prokurorit të Shtetit janë dërguar në qendrën e ndalimit për 48 orë”, thuhet në njoftim.

Ndër tjera shtohet se njëri nga të arrestuarit ishte arrestuar edhe disa ditë më parë për një rast tjetër të kontrabandës.

Scroll to Top