Tension, përplasje e tym flakësh në parlament, mbyllet seanca e sotme

Koha e parashikuar e leximit: 1 minut

18 dhjetor 2025

Seanca e sotme e Kuvendit u shoqërua me tensione të forta, pasi deputetët e Partisë Demokratike zunë vendet e ministrave dhe refuzuan të uleshin në ndenjëset e tyre.

Ish-kryeministri Sali Berisha bllokoi foltoren dhe nuk pranoi të largohej, ndërsa disa deputetë të PD përplasën fizikisht me Gardën e Republikës, duke kërkuar largimin e saj nga salla.

Gjatë kaosit, deputetët ndezën flakadanë dhe hodhën ujë e letra drejt ministrit Niko Peleshi dhe Gardës. Përballë situatës, Peleshi kaloi direkt në votim, duke bërë të mundur miratimin e rendit të ditës dhe disa ligjeve që ndodheshin në agjendë.

Scroll to Top