Koha e parashikuar e leximit: 1 minut
03.shkurt 2026
Nuk ka kaluar pa tensione as seanca e sotme plenare.
Momente tensioni janë regjistruar brenda sallës së Kuvendit gjatë seancës plenare. Sipas fotove të publikuara nga LSA, në çastin kur Sali Berisha iu drejtua foltores për të marrë fjalën, ai u rrethua nga deputetë të Partisë Demokratike.
Situata u tensionua për disa momente, duke e bërë të nevojshme ndërhyrjen e Gardës, e cila qëndroi në sallë deri në shpërndarjen e deputetëve dhe rikthimin e qetësisë.

















