Të paktën 54 të vrarë në Gazza, nga bombardimet e pareshtura izraelite

Koha e parashikuar e leximit: 1 minut

15 maj 2025

Ushtria izraelite ka kryer sulme të shumta në qytetin jugor të Rripit të Gazës, Han Junis, gjatë natës së mbrëmshme dhe në mëngjesin e së enjtes, duke i vrarë më shumë se 50 njerëz, thanë autoritetet.

Kjo ishte nata e dytë radhazi që ushtria izraelite kryen bombardime të rënda në Gazë. Ndërkohë, një sulm tjetër ajror në veri të territorit palestinez la të vdekur më shumë se dhjetëra njerëz, thanë autoritetet. Sulmet ndodhën derisa presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ndodhet në Lindjen e Mesme, ku po i viziton vendet e Gjirit, por jo edhe Izraelin.

Scroll to Top