Të enjten shorti i kualifikimeve për Evropianin që pritet t’a organizojnë Shqipëria e Serbia, finalja do të luhet në Tiranë

Koha e parashikuar e leximit: 1 minut

04 shkurt 2025

Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, ka paralajmëruar se të martën pritet vendimi që Federata Shqiptare e Futbollit dhe Federata e Futbollit të Serbisë ta organizojnë Evropianin U21 të vitit 2027.

Ka kohë që iniciativa e përbashkët e FSHF-së dhe federatës serbe kritikohet ashpër.

Kjo bëri që në javët e muajt e fundit të ketë fare pak informata nga dy federatat, por edhe nga UEFA.

Ceremonia e tërheqjes së shortit të kualifikimeve për Kampionatin Evropian të vitit 2027 për futbollistët deri në 21 vjet, do të mbahet të enjten në ora 09:00.

Scroll to Top