Koha e parashikuar e leximit: 1 minut
17 qershor 2025
Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, ka shprehur keqardhje për dështimin e koalicionit VLEN.
Ai ka bërë me dije se njerëzit e këtij koalicioni po bëhen kurban i egoizimit të dy-tre personave.
Në profilin e tij në “Facebok”, Taravari ka shkruar se asnjëherë ne shqiptarët e Maqedonisë së Veriut nuk kanë më keq se në qeverinë aktuale.
“Dështimi i VLEN-it është i dhimbshëm për mua. Ata nuk janë armiqtë e mi, përkundrazi, shumica janë miq e shokë që po bëhen kurban nga egoizmi patetik i dy-tre vetave! Asnjëherë ne shqiptarët nuk kemi qenë kaq keq sa në drejtimin e kësaj qeverie!”, ka shkruar Taravari.