Takimi Costa-Kurti, zyra e BE-së: U nënvizua rëndësia e angazhimit të Kosovës për normalizim me Serbinë

Koha e parashikuar e leximit: 1 minut

15 maj 2025

Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë ka shpërndarë pamje nga takimi i zhvilluar në Prishtinë mes Presidentit të Këshillit të Bashkimit Evropian, Antonio Costa, dhe kryeministrit në largim, Albin Kurti.

Në një postim të publikuar në faqen e saj zyrtare në Facebook, Zyra e BE-së njoftoi se Costa ka theksuar rëndësinë e angazhimit të Kosovës në normalizimin e marrëdhënieve, duke shtuar se ky proces duhet të zhvillohet përmes një dialogu konstruktiv që do të mundësojë avancimin e vendit në rrugën e tij evropiane.

Postimi i plotë:

Presidenti i Këshillit të Bashkimit Evropian, Antonio Costa, u takua me kryeministrin në largim të Kosovës, Albin Kurti, dhe theksoi rëndësinë që Kosova të angazhohet në normalizimin e marrëdhënieve përmes një dialogu konstruktiv për të avancuar në rrugën e saj evropiane.

Scroll to Top