Koha e parashikuar e leximit: 2 minuta
18 dhjetor 2025
Ylli shqiptarë me famë botërore, Bebe Rexha, ka surprizuar fansat e saj duke zbuluar në rrjetet sociale se është në kërkim të një “babai për fëmijën”.
Këngëtarja 36-vjeçare ka vendosur t’i drejtohet ndjekësve për të gjetur partnerin e duhur, ka raportuar E! News.
Në një postim në platformën X, artistja e hitit “I Got You”, e cila më parë ka qenë në lidhje me kinematografin Keyan Safyari, u ka dhënë fansave një mision të veçantë.
“Rexhars. Keni një mision. Më gjeni një baba potencial për fëmijën tim,” ka shkruar ajo.
Më pas, Rexha ka ndarë edhe kriteret që kërkon te partneri i saj i ardhshëm.
“Ja çfarë po kërkoj:
Pamja: jam në rregull me një 6 ose 7 (personaliteti është shumë i rëndësishëm për mua)
Gjatësia: nuk kam nevojë për dikë shumë të gjatë, vetëm të jetë më i gjatë se unë. 1.73 m e gjatë
Puna: duhet të jetë i suksesshëm dhe jo parazit. Duhet të jetë më i pasur se unë ose të paktën i barabartë.
(Nuk paguaj për burrat dhe nuk bëj 50/50)
Dikush me personalitet të mirë, me vlera, inteligjent dhe ambicioz
Më dërgoni opsione,” ka shkruar tutje këngëtarja.
Pas postimit, fansat e saj e bombarduan me sugjerime. Një ndjekës i shkroi me shaka: “Ta lidh me babanë tim?”
Ndërsa Bebe iu përgjigj shkurt: “Po.
Ndërkohë, më herët këtë vit, këngëtarja kishte zbuluar se kishte përjetuar humbje të shtatzënisë.

















