Superliga drejt mbylljes – sot zhvillohen dy përballjet e fundit të xhiros së 33-të

Koha e parashikuar e leximit: 1 minut

08 maj 2025

Albi Mall Superliga e Kosovës po i afrohet fundit, ndërsa sot (e enjte) luhen dy ndeshjet përmbyllëse të xhiros së 33-të, që kanë rëndësi të madhe për epilogun e këtij sezoni.

Xhiroja nisi të martën, vazhdoi të mërkurën dhe do të kompletohet sot me dy takime që pritet të dhurojnë emocione dhe ndikim të drejtpërdrejtë në ecurinë e skuadrave në tabelë.

Përballja më e spikatur e ditës zhvillohet në Suharekë, ku kampioni i shpallur tashmë, Drita, përballet me rivalin e saj të madh, Ballkanin.

Takimi do të luhet në stadiumin me bari artificial dhe pritet të jetë përballje prestigji mes dy skuadrave të kreut.

Scroll to Top