Sulme dhe kërcënime të rrezikshme mes Indisë dhe Pakistanit

Koha e parashikuar e leximit: 2 minuta

08 maj 2025

Konflikti midis dy fuqive bërthamore po përshkallëzohet. Forcat indiane kanë sulmuar objektiva të shumta në Pakistanin fqinj, i cili ka kërcënuar me hakmarrje. Deri më tani, shumë civilë janë vrarë në sulme.

Në rajonin e Kashmirit ka pasur shkëmbime të reja zjarri të mërkurën (08.05) mes ushtarëve indianë dhe pakistanezë, sipas ushtrisë së Indisë. Ushtria indiane tha të enjten se ushtria pakistaneze gjuajti me armë të vogla dhe zjarr artilerie gjatë natës, dhe theksoi, se “u përgjigj në mënyrë të duhur”, por nuk u dhanë detaje të mëtejshme. onflikti prej dekadash mbi rajonin kufitar të Kashmirit u rindez më 22 prill nga një sulm ndaj turistëve indianë.

India kreu më parë sulme ajrore ndaj disa objektivave në Pakistan. Sipas qeverisë së Indisë, këto ishin “sulme precizendaj infrastrukturës terroriste”. Por burimet pakistaneze pohojnë se 26 civilë u vranë dhe 46 persona u plagosën në sulme.

Veprimi, sipas qeverisë së Indisë, ishte “i matur dhe pa përshkallëzim”. “Nuk u sulmua asnjë instalim ushtarak pakistanez. India ishte mjaft e përmbajtur në zgjedhjen e objektivave dhe metodës së kryerjes së sulmeve”, thuhet në deklaratë. Sipas një zëdhënësi ushtarak, informacioni i inteligjencës tregoi gjithashtu se sulme të reja ndaj Indisë ishin planifikuar nga ekstremistët pakistanezë.

Por ministri pakistanez i Mbrojtjes, Khawaja Muhammad Asif, e mohoi këtë informacion. Në një deklaratë për CNN News-18, ai theksoi se këto ishin sulme ndaj objekteve civile. Sipas ushtrisë pakistaneze, sulmet u drejtuan ndaj objektivave në pjesën e Kashmirit të kontrolluar nga Pakistani dhe në rajonin kufitar të Punjab, Pakistan. Ndërsa India tha se kishte goditur nëntë objektiva, Pakistani raportoi njoftoi për goditjen e gjashtë vendeve.

Scroll to Top