Stefano Pioli në rrezik shkarkimi te Fiorentina

Koha e parashikuar e leximit: 2 minuta

03 nentor 2025

Trajneri italian Stefano Pioli mund të shkarkohet nga posti i tij te Fiorentina për shkak të rezultateve të dobëta të skuadrës, e cila ndodhet në zonën e rrezikut në Serie A.

Pioli erdhi me shumë pritshmëri te Fiorentina, pas sukseseve që kishte arritur më parë me Milanin, por deri tani ekipi nuk ka arritur të fitojë asnjë ndeshje dhe ndodhet në vendin e parafundit me vetëm 4 pikë.

Pioli pranoi gjithashtu se gabimet në mbrojtje ndikuan në golin e parë të pësuar, gjë që e bëri ndeshjen edhe më të vështirë. Trajneri vjollcë tha se nuk mendon për të ardhmen e tij personale, por për përmirësimin e një renditjeje që e sheh Fiorentinën në vështirësi.

“Dy ndeshjet e ardhshme do të jenë vendimtare. Duam fitoren e parë,” shtoi ai. Në analizën taktike, Pioli sqaroi se Fiorentina tentoi të sulmonte nga krahët për të gjetur hapësira, por presioni i lartë i Interit e bëri të pamundur mbajtjen e topit. “Në pjesën e parë u mbrojtëm mirë, por më pas humbëm ekuilibrin,” tha ai. Megjithë vështirësitë, Pioli shprehu besim tek ekipi: “Kemi cilësi për të dalë nga kjo situatë. Tani duhet ta tregojmë në fushë.”

Scroll to Top