Spiropali takon Mast në Amerikë, diskutojnë bashkëpunimin Shqipëri-SHBA – përmend edhe Kosovën

Koha e parashikuar e leximit: 1 minut

04 shkurt 2026

Ministrja e Shqipërisë për Europën dhe Punët e Jashtme,Elisa Spiropali, është takuar me Kryetarin e Komisionit për Politikën e Jashtme në Kongresin Amerikan, Brian Mast, njëherësh veteran i ushtrisë amerikane dhe mbështetës i fuqishëm i avancimit të marrëdhënieve mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Shqipërisë.

Gjatë takimit, Spiropali vlerësoi bashkëpunimin e ngushtë mes dy vendeve në fushën e sigurisë, si aleatë në NATO, si dhe pjesëmarrjen në misione të përbashkëta ushtarake në Afganistan dhe Irak. Ajo theksoi gjithashtu angazhimin e përbashkët për ruajtjen e stabilitetit në Ballkanin Perëndimor, përfshirë mbështetjen për perspektivën euro-atlantike të Kosovës, duke nënvizuar se këto elemente e bëjnë aleancën shqiptaro-amerikane edhe më të fortë.

Scroll to Top