Spiropali pritet nga Ministri i Mbrojtjes: Shqipëria dhe Greqia, bashkëpunim strategjik për sigurinë

Koha e parashikuar e leximit: 1 minut

17 dhjetor 2025

Në ditën e dytë të vizitës së saj zyrtare në Athinë, Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë, Elisa Spiropali, zhvilloi një takim me Ministrin e Mbrojtjes së Greqisë, Nikos Dendias.

Bisedimet u fokusuan në forcimin e bashkëpunimit afatgjatë mes dy vendeve partnere në NATO, të cilat kontribuojnë në stabilitetin dhe sigurinë e rajonit, Europës dhe më gjerë. Shqipëria do të jetë nikoqire e Samitit të NATO-s në vitin 2027, një event kyç për axhendën rajonale dhe ndërkombëtare.

Spiropali nënvizoi se marrëdhëniet Shqipëri-Greqi do të zhvillohen mbi bazën e interesave strategjike të përbashkëta, me fokus tek përfitimet për qytetarët dhe perspektiva e përbashkët europiane.

Nga ana e tij, Ministri Dendias theksoi se Greqia e sheh Shqipërinë si një partner të përkushtuar në promovimin e vlerave demokratike, sigurisë dhe mbrojtjes europiane.

Ky takim konsolidon angazhimin e të dyja vendeve për një bashkëpunim të qëndrueshëm dhe të koordinuar në kuadër të aleancës së NATO-s.

Scroll to Top