Spiropali: Berisha ‘nxiu’ Shqipërinë. Tentativa të dëshpëruara për të prishur imazhin e vendit! Raporti i PE mbështet mbylljen e negociatave deri në 2027

Koha e parashikuar e leximit: 2 minuta

05 qershor 2025

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali ka përshëndetur miratimin e raportit për Shqipërinë në Komisionin e Jashtëm të Parlamentit Europian.

Në një deklaratë për mediat nga Kryesia e Kuvendit, Spiropali tha se eurodeptetët mbështeten mbylljen e negociatave deri në 2027.

‘Mbështetën objektivin e Shqipërisë për mbylljen e negociatave deri në 2027. Ishte fakt domethënës që në atë seç ishin të pranishëm deputetët të kuvendit, si nga shumica, si nga opozita.  

Proces jetik për vendin tonë. E shoh si dëshmi të një të vërtetë të gjithëpranuar në Shqipërisë, se pavarësisht ideve ideologjike të ndryshme mbi modelin zhvillimor. Ky mbetet prioritet kombëtar. Angazhimin ynë nuk është politik, por kalendar pune i dakordësua me BE’, u shpreh kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali.

Një koment e ka edhe për deklaratat e Sali Berishës që ‘nxiu’ Shqipërinë në samitin e PPE.

“Së pari, lidhur me një fenomen që edhe duke u përmbajtur, po e cilësoj një njollë të zezë në sjelljen dhe diskursin politik shqiptar. Dënoj me forcë përpjekjet e atyre që nuk lënë gjë pa bërë, gur pa lëvizur dhe fjalë pa thënë për vendin e tyre.

E kam fjalën për misionarët që pasi kanë nxirë emrin dhe fytyrën e tyre, kanë shkatërruar gjithçka rreth vetes, janë rikthyer me vrull për të nxirë dhe prishur edhe emrin e Shqiperise dhe shqiptarëve. E me hidhësinë e humbësit të keq, janë sulur të përdorshin emrin e Shqiperise dhe çdo shqiptari brenda dhe jashtë vendit, reputacionin e tokës tonë të përbashkët me teori komploti, me akuza qesharake, dhe të pavërteta të shpikur asi nevojë e përpjekjes së fundit për mbijetesë politike.

Nuk besoj se ka kush nevojë për ilustrime se e shohim përditë pelegrinazhin absurd të udhëtimeve me një fletushkë nën sqetull të hartuar në Tiranë që u shitet shqiptarëve si rezolutë e kësaj apo asaj organizate që në fakt është vetëm trakti i fundit kundër Shqipërisë progresit dhe imazhit të saj. Mbi tentativa të tilla të dëshpëruara qëndron Shqipëria fisnike”, deklaroi Spiropali!

Scroll to Top