Koha e parashikuar e leximit: 1 minut
11 dhjetor 2025
Trajneri i Juventusit, Luciano Spalletti, vlerësoi performancën e Edon Zhegrovës në pjesën e parë të ndeshjes kundër Pafosit, por theksoi nevojën për përmirësim fizik. Ai gjithashtu kritikoi mbrojtësin Pierre Kalulu dhe mesfushorin Weston McKennie, duke thënë se nuk e mbështetën mjaftueshëm Zhegrovën në krahun e djathtë.
“Edoni luajti mirë në pjesën e parë, por ka nevojë të përmirësojë aspektin fizik. Kalulu dhe McKennie nuk e ndihmuan mjaftueshëm, duke e lënë herë pas here të luajë 1 kundër 1”, tha Spalletti pas ndeshjes.
Zhegrova, 26 vjeç, startoi për herë të parë për Juventusin që nga transferimi në shtator, por në ndeshjen e Ligës së Kampionëve, të cilën skuadra italiane e fitoi 2:0, nuk arriti të lërë gjurmë dhe u zëvendësua në fillim të pjesës së dytë.

















