Spalleti tregon kur do të luajë Zhegrova nga fillimi i ndeshjes

Koha e parashikuar e leximit: 2 minuta

09 dhjetor 2025

Përfundimisht trajneri i Juventusit, Spalleti ka dhënë lajmin e mirë rreth yllit të kombëtares së Kosovës, Edon Zhegrovës.

Ai ka treguar se kur do të mund ta shohim Zhegrovën aktiv në lojë nga fillimi i ndeshjes.

Ylli dardan do të startojë nga fillimi në ndeshjen ndaj Pafosit në Ligën e Kampionëve.

Në konferencën për shtyp para përballjes së nesërme me Pafosin, trajneri Spalletti ka konfirmuar se Edon Zhegrova do të jetë titullar, duke theksuar se deri tani ai nuk ka nisur asnjë ndeshje nga minuta e parë për “Zonjën e Vjetër”.

“Do të ketë disa ndryshime dhe Zhegrova do të luajë nga fillimi. Javën e kaluar ai mungoi në stërvitje. Sipas testeve fizike, ende nuk është në formën e tij më të mirë, gjë që na vë para dy opsioneve: ta aktivizojmë për 20–30 minuta, ose ta përdorim aq sa mundet. Këtë herë do të provoj këtë të dytin; djali po stërvitet mirë dhe e meriton. Problemi i vetëm është ajo që tregojnë testet”, u shpreh Spalletti.

Zhegrova iu bashkua Juventusit në ditën e fundit të afatit kalimtar, për një shumë që afrohej me 20 milionë euro.

Scroll to Top