Koha e parashikuar e leximit: 1 minut
16 dhjetor 2025
Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), në bashkëpunim me Byronë Kombëtare të Hetimit (BKH), kanë zhvilluar një operacion në zonën e Kodrës së Diellit në Tiranë, i cili vijon ende.
Sipas burimeve, SPAK ka lëshuar disa urdhër-arreste në kuadër të hetimeve për dyshime për abuzime me tenderë të Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI). Operacioni është në zhvillim dhe priten detaje të tjera zyrtare.

















