Sot shqyrohet ankimimi i Ilir Metës për masën e sigurisë! Ja ora kur do të zhvillohet seanca

Koha e parashikuar e leximit: 1 minut

17 korrik 2025

Apeli i GJKKO-së shqyrton sot ankimimin e Ilir Metës, i cili kërkon zëvendësimin e masës së sigurisë “arrest me burg” të caktuar ndaj tij.

Seanca për ish-Presidentit e vendit do të zhvillohet në orën 10:00. Kreu i PL-së, më 7 Korrik, ankimoi vendimin e GJKKO-së që e la në qeli.

Ilir Meta ndodhet në paraburgim që prej datës 21 tetor 2024, ndërsa mbrojtja e tij argumenton se janë shkelur afatet procedurale.

Sipas tyre, SPAK nuk ka paraqitur njoftimet periodike dy mujore, të parashikuara nga ligji për vazhdimin e masës së sigurisë.

Avokatët kërkojnë që kjo situatë të konsiderohet si shkak për zëvendësimin e masës me një formë më të lehtë sigurimi, siç mund të jetë “arresti shtëpiak” apo “detyrimi për paraqitje”.

Scroll to Top