WhatsApp Image 2024 12 03 at 17.08.25

Sot seancë plenare, diskutim për Buxhetin 2025! Berisha rikthehet në Kuvend pas rreth një viti

Ditën e sotme mbahet seanca plenare për të diskutuar Buxhetin 2025.

Në Kuvend pas më pak se një viti rikthehet kreu i PD-së, Sali Berisha, kjo pasi i’u hoq masa e sigurisë “arrest në shtëpi” nga GJKKO.

Kuvendi nis në orën 10:00 seancën plenare, ku në rend të ditës është projektligji për buxhetin e vitit të ardhshëm.

Gjatë seancës së sotme pritet miratimi nen për nen dhe në tërësi i buxhetit të vitit të ardhshëm.

Teksa kërkon shumicën e votave në Kuvend pritet të shprehet Komisioni përgjegjës për Ekonominë dhe Financat.

Buxheti 2025 u miratua në parim, në një maratonë 48 orëshe më 19 nëntor, me 75 vota pro, 40 vota kundër, ndërsa 22 deputetë të pranishëm në sallë nuk votuan.

Top Channel

Scroll to Top