Sot, moti në Kosovë, Shqipëri e rajon

Koha e parashikuar e leximit: 1 minut

26 gusht 2025

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka njoftuar se sot në vendin tonë do të mbajë mot me diell dhe vranësira të pjesshme.

Sot në Kosovë pritet të mbajë mot kryesisht me diell dhe stabil. Temperaturat do të rriten përsëri dhe pritet të luhaten nga 10 minimalja deri në 29 gradë Celsius ajo maksimale.

Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore, Luginë të Preshevës dhe Mal të Zi e Martja pritet të sjellë mot kryesisht me diell dhe stabil veror. Temperaturat do të rriten në të gjitha rajonet.

Nën ndikimin e një anticikloni stabil dhe masave të nxehta ajrore moti do të vazhdojë të jetë stabil dhe gjithnjë e më i nxehtë edhe ditëve të ardhshme. Përkeqësim të kushteve të motit mund të kemi në fundjavë.

Scroll to Top