Koha e parashikuar e leximit: 1 minut
29 prill 2025
Sot në Superligën e Kosovës zhvillohen dy ndeshje të rëndësishme në kuadër të xhiros së 21-të. Ferizaj, që lufton për një vend në garat evropiane, do të përballet me liderin Drita, që është afër fitimit të titullit kampion.
Ndeshja do të luhet në Ferizaj, duke filluar nga ora 15:00.
Ndërkaq, Llapi, pas tre fitoreve radhazi, do të ndeshet me Prishtinën, në një përballje direkte mes dy skuadrave që ndajnë pozitat e shtatë dhe tetë me nga 39 pikë. Kjo ndeshje fillon në ora 16:00.