Sot, dështim i ri në Kuvendin e Kosovës, Gërvalla “ndjek fatin” e Haxhiut

Koha e parashikuar e leximit: 1 minut

20 gusht 2025

Sot, 20 gusht, Kuvendi i Kosovës dështoi sërish në seancën për konstituim, edhe pas urdhrit të Gjykatës Kushtetuese. Sipas Kushtetueses, deputetët duhet të themelojnë organin ligjvënës brenda 30 ditëve, duke nisur nga 18 gushti.

Në sallën me 119 deputetë të pranishëm, Glauk Konjufca i Lëvizjes VetëVendosje propozoi Donika Gërvallën për kryeparlamentare, pasi Haxhiu dështoi të zgjidhej, por sërish pa “rrugëdalje”.

Gervalla nuk i mori 61 votat e nevojshme. Ajo siguroi vetëm 57 vota pro, 56 kundër dhe 3 abstenim.

Sipas Gjykatës, votimi për kryeparlamentarin duhet të bëhet në mënyrë të hapur, ndërsa një kandidat mund të hidhet në votim maksimum tre herë. Ky moment është vendimtar për konstituimin e Kuvendit dhe zgjedhjen e kryeparlamentarit, megjithatë në akt-gjykim nuk janë përcaktuar pasojat e mundshme juridike për deputetët, në rast se ata nuk do të respektojnë vendimin.

Scroll to Top