Sot 117 vite nga themelimi i Alfabetit Shqiptar, në Kongresin e Manastirit

Koha e parashikuar e leximit: 2 minuta

22 nentor 2025

Sot, 22 nëntor, shqiptarët festojnë për herë të parë zyrtarisht Ditën e Alfabetit, një datë historike që shënon vendimin e Kongresit të Manastirit për unifikimin e gjuhës shqipe. Viti i kaluar shënoi përfshirjen e kësaj date në kalendarin e festave kombëtare nga Këshilli i Ministrave.

Kongresi i Manastirit, i zhvilluar nga 14 deri më 22 nëntor 1908 dhe i drejtuar nga Mid’hat Frashëri, mblodhi 50 delegatë nga të gjitha trevat shqiptare. Gjatë punimeve u ngrit një komision prej 11 delegatësh, me Gjergj Fishtën në krye, i cili mori përsipër të hartonte alfabetin e ri.

Qëllimi kryesor i kongresit ishte unifikimi i alfabetit, një hap i domosdoshëm për zhvillimin e gjuhës shqipe dhe për forcimin e bashkimit kombëtar. Pas diskutimeve të gjata, komisioni arriti të krijojë një alfabet të bazuar në shkronjat latine, i cili gradualisht u bë alfabeti i përbashkët i shqiptarëve dhe u mbrojt me vendosmëri gjatë periudhave të pushtimeve.

Sot, kjo ditë rikujton kontributin historik të atyre që punuan për gjuhën shqipe dhe nxit të rinjtë të ruajnë dhe promovojnë identitetin e tyre gjuhësor

Scroll to Top