Sonte spektakël futbolli – Prishtina dhe Llapi përballen në finalën e Kupës së Kosovës

Koha e parashikuar e leximit: 1 minut

22 maj 2025

Sonte kryeqyteti pritet të marrë ngjyrat e derbit final – Prishtina dhe Llapi do të zbresin në fushë për të zhvilluar finalen e madhe të Kupës së Kosovës.

Ndeshja zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri”, me fillim nga ora 20:00, ku pritet një atmosferë e zjarrtë dhe një duel i fortë mes dy prej skuadrave më në formë të këtij edicioni.

Të dy ekipet janë të uritura për trofe dhe për një vend në garat evropiane. Kupa e ajo është edhe bileta për Europë.

Tifozët pritet të jenë të pranishëm në numër të madh, ndërsa siguria në dhe jashtë stadiumit është ngritur në nivel të lartë.

Scroll to Top