“S’na duhet pasaporta europiane, jemi mesjetë”, Rama i përgjigjet komentuesit: Dikur s’na hidhnin qurret, sot jemi vend i respektuar ndërkombëtarisht

Koha e parashikuar e leximit: 1 minut

08 prill 2025

“S’na duhet pasaporta europiane, ne diskutojmë ende ujë, drita rrugë. 12 vite ende mesjete”, ishte një ndër komentet sot në rubrikën “Sy m’sy” që mori vëmendjen e kryeministrit Rama.

Rama ka thënë Shqipëria është në një fazë të rëndësishme transformimi. Ai e quajti “të verbër” dhe “të mllefosur për arsye politike” ata që e etiketojnë Shqipërinë si një vend të prapambetur.

Rama: Që ti thuash Shqipërisë mesjete sot dmth të jesh kaq i verbërë, i mllefosur për arsye politike. Shqipëria është në një fazë transformimi që Shqipëria nga një vend që nuk ja hidhte kush qurret, të bëhet në një vend që shihet me respekt. Shihet si një vend serioz në arenën ndërkombëtare. Një vend turistik që rritet çdo vit me një shpejtësi marramendëse.Nëse do të ishte mesjetë, asnjëra dhe as tjetra nuk do të ndodhte

Scroll to Top