Smartphoni në majë të hundës tek gjeneratat e reja

Koha e parashikuar e leximit: 2 minuta

21 maj 2025

Gati gjysma e të rinjve do të preferonin më shumë të jetonin në një botë pa internet, sipas një sondazhi britanik. Ky pohim i pazakontë pasqyrohet pjesërisht edhe në tendencat e reja.

Gati 530.000 ndjekës ka i ashtuquajturi The Offline Club në Instagram. Kjo tingëllon pothuajse ironike, sepse në Offline Club synimi është në fakt që me vetëdije të shkëputesh nga rrjetet sociale – pra larg edhe nga Instagrami. Të drejtosh këtë llogari, ke një ndijesi të “pazakontë”, thonë në vetprezantimin e tyre tre themeluesit Jordy, Ilya dhe Valentijn. Tre të rinjtë nga Holanda duan që me Offline Club “të rikthejnë njerëzoren në shoqërinë e sotme të izoluar dhe të fiksuar pas ekranit” – sikurse e përshkruajnë ata në anglisht.

Që prej rreth një viti ata organizojnë takime me shumë të tjerë që mendojnë po kështu: Në këto takime nuk ka smartphonë dhe laptop. “Are you ready to ditch your phone?”, thuhet në një reel të postuar. E siç duket gjithnjë e më shumë njerëz janë të gatshëm ta mbyllin ndonjëherë celularin e tyre – të paktën në kuadër të takimit në Offline Clubs. Kryesisht celularin e mbyllin për disa orë, por ndonjëherë edhe për disa ditë rresht. Në vend që të fiksohen vazhdimisht tek smartphone, gjatë takimeve ata lexojnë, luajnë, bëjnë punë dore ose pushojnë. Njësoj si dikur, kur nuk ka pasur smartphone, bën reklamë Offline Club.

Scroll to Top