Koha e parashikuar e leximit: 1 minut
01 gusht 2025
Në një notë proteste, ministria ka shprehur shqetësim të thellë për situatën dhe i ka bërë thirrje Izraelit të “ndalë menjëherë vrasjen dhe urinë ndaj civilëve”
Ministria e Jashtme e Sllovenisë ka thërritur sot ambasadorin e Izraelit në Lubjanë për t’i dorëzuar një protestë zyrtare lidhur me “katastrofën humanitare të padurueshme” në Gaza të shkaktuar nga kufizimet ndaj ndihmave.
Sipas një postimi në X, në një notë proteste, ministria ka shprehur shqetësim të thellë për situatën dhe i ka bërë thirrje Izraelit të “ndalë menjëherë vrasjen dhe urinë ndaj civilëve.”
Lubjana ka përsëritur qëndrimin e saj se qasja e pakufizuar ndaj ndihmës humanitare urgjente është thelbësore dhe ka bërë thirrje për respektim të ligjit ndërkombëtar humanitar.

















