Silvinjo: Shqipëria ka për synim të shkruaj historinë, play-off ndaj Polonisë

Koha e parashikuar e leximit: 1 minut

22 janar 2026

Trajneri i Kombëtares shqiptare, Silvinjo, foli për përgatitjet e ekipit dhe për objektivin historik të kualifikimit në Botërorin 2026.

Ai vlerësoi progresin e skuadrës gjatë këtij cikli, duke përmendur fitoret e rëndësishme ndaj Serbisë dhe Andorrës, si dhe sfidat e hasura, si barazimi në Letoni.

Ndryshe, në shortin e play-off-it, Shqipëria do të përballet me Poloninë, një sfidë që trajneri e konsideron të vështirë, por ku shpreh besim të plotë te lojtarët e tij.

Përgatitjet për ndeshjet e marsit përfshijnë vizita te lojtarët, analizë të kundërshtarëve dhe ripunim të elementeve të skuadrës, me qëllim të qartë kualifikimin për herë të parë në një Botëror.

Scroll to Top