Koha e parashikuar e leximit: 3 minuta
23 gusht 2025
Në pranverë të vitit 1952, kur trupa sovjetiko-shqiptare që po xhironte në vendin tonë pjesë nga filmi “Skënderbeu, luftëtar i madh i Shqipërisë”, shkoi edhe në Berat, afro katër javët e qëndrimit atje u shndërruan në një festë të madhe për qytetin.
Ndërkohë përveç faktit që edhe Gjergj Kastrioti i vogël si edhe tre vëllezërit e tij në film janë femijë beratas, po ashtu beratase masa e madhe e fëmijëve të marrë peng nga turqit apo të keqtrajtuar prej tyre, gjithashtu të tillë gjithë pjesëmarrësit e rritur në dasmën masive të Skënderbeut (e cila u xhirua në fshatin panoramik Drobonik), nga ky qytet u bë edhe një zgjedhje tjetër.
Për të luajtur rolet e jeniçerëve turq në sulm për të marrë kështjellën, u caktuan ushtarë të repartit që ndodhej në Uznovë, tek ku historikisht ka qenë rregull stacionimi që nga vitet tridhjetë të shekullit të shkuar, të garnizonit qytetës.
Këta ushtarë në moshë të re duheshin në skenën kur mbrojtësit shqiptarë nga muret e kalasë do të hidhnin mbi pushtuesit sulmues zift të nxehtë. Sipas skenarit dhe këmbëngulësisht prej regjisorit të talentuar rus Sergej Jutkeviç këto veprime do të ishin reale, jo të prodhuara në studio apo laborator
U vendos që në rolet e ushtarëve sulmues turq, mbi supet e të cilëve do të derdhej me të vërtetë lëngu i zi përvëlues i serës, nuk do të ishin nga punonjësit e administratës së Beratit, të cilëve kryesisht u qe rezervuar muzika dhe tavolina plot për plot e dasmës, as do të vinin prej ndonjë sektori tjetër civil, si për shëmbull mësues apo zanatçi, por njëqind për qind ushtarë të repartit me rekrutë.
U tha se ata janë jo vetëm më të stërvitur me vështirësi lufte, por edhe plot intuitë për t’iu shmangur rrezikut fizik nga zifti djegës.
Kush e risheh sot filmin “Skënderbeu, luftëtari i madh i Shqipërisë”, tek sheh ato pak sekonda veprimi të luftëtarëve mbrojtës që u hedhin turqve nga lart zift të nxehtë, duhet të jetë i bindur se ata janë ushtarë të thjeshtë të garnizonit të Beratit, ka të ngjarë shumica edhe nga fshatrat apo qytete fqinj. Në repart qenë të vetëdijshëm se loja filmike me ziftin përvëlues ishte me rrezik të sigurtë, prandaj ata në një farë mënyre qenë të vetëdijshëm se mund të sakrifikonin fizikisht.
Kanë shkuar me të vërtetë në luftë dhe jo në një xhirim filmi.
Gjithsesi për jetën e të caktuarve të qenë ushtarë turq të goditur nga lënda e zjarrtë u morën.
Ata u veshën drejtpërsëdrejti në trup me një këmishë të plotë e të trashë gomine antidjegie, pastaj mbi të vunë rrobat e trupit, në këtë rast uniformën e ushtarit osman.

















