Koha e parashikuar e leximit: 2 minuta
15 dhjetor 2025
Periudha e festave shpesh shoqërohet me gëzim, por për shumë njerëz ajo sjell gjithashtu presion social dhe përgjegjësi që mund të jenë të vështira për t’u menaxhuar. Shumë prej nesh ndihen të detyruar të marrin pjesë në aktivitete që nuk dëshirojnë, gjë që mund të shkaktojë shqetësim fizik si stomak i tendosur, gojë e thatë apo rrahje të shpeshta të zemrës.
Doktorët Xand dhe Chris van Tulleken, prezantues të podcast-it të BBC-së “What’s Up Docs”, tregojnë se edhe ata ndihen të ngarkuar nga kjo ndjesi: “Është shumë e vështirë të thuash: ‘nuk dua ta bëj këtë gjë që po më kërkojnë’”, thotë Dr Xand. Sipas tij, të ndihesh më komod duke thënë “jo” është hapi i parë për të marrë më shumë kontroll mbi jetën personale.
Shkencëtarja e sjelljes Dr Sunita Sah sugjeron disa mënyra për të ushtruar këtë aftësi:
- Kuptoni se është në rregull të thoni jo – Shumë njerëz janë mësuar të ndjekin rregullat dhe kërkesat e të tjerëve, por të shohim “jo”-në si një akt pozitiv ndihmon në ruajtjen e vlerave personale.
- Kërkoni më shumë kohë – Nëse një kërkesë ju duket e vështirë, kërkoni kohë për t’u menduar: “Më lejo të mendoj për këtë” mund t’ju ndihmojë të merrni vendimin e duhur.
- Praktikojeni me të afërmit – Filloni të ushtroni në situata të vogla, si refuzimi i një ftesë të lehtë ose kërkesa për huazim sendesh. Kjo forcon sigurinë për të thënë “jo” në situata më të rëndësishme.
Doktor Xand thekson se ushtrimi i këtyre situatave të vogla nuk është një akt rebelimi, por një hap i rëndësishëm për të mbrojtur veten dhe shëndetin mendor.

















