Gjatë ditës së nesërme në Shkup, është paralajmëruar se do të mbahet marsh protestues për ajër të pastër, i organizuar nga “Green Humane City”. Shoqatat qytetare i propozojnë Qeverisë dhe komunave disa masa për veprim të menjëhershëm, por edhe masa afatmesme të cilat sipas tyre do të kishin ndikim të madh në uljen e ndotjes së ajrit.
Protesta fillon në ora 16:00 para Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, vazhdon para Kuvendit dhe përfundon para Qeverisë së Republikës së Maqedonisë.
“Çdo vit në Maqedoni ka rreth 3828 vdekje nga ekspozimi ndaj grimcave PM2.5, të cilat janë ndër më të dëmshmet për shëndetin. Kjo përbën 17.7% të vdekshmërisë totale në vend. Grimcat janë të lidhura me probleme serioze shëndetësore, si sëmundjet e mushkërive, sulmet në zemër dhe kancerin e mushkërive”, thuhet në thirrjen e iniciativës.
Ndryshe, sipas matjeve ditëve të fundit Shkupi ka qenë ndër qytetet më të ndotura në Evropë dhe botë.