Shtyhen nominimet për Oscar

Koha e parashikuar e leximit: 2 minuta

14 Janar 2025

Me zjarret ende të ndezura në zonën e Los Anxhelosit, Akademia gjithashtu ka zgjatur periudhën e votimit të nominimit deri të premten.

Nominimet për çmimin më prestigjioz në fushën e filmit “Oscar” po zhvendosen pothuajse një javë më vonë se data origjinale për shkak të zjarreve në Kaliforni.

Nominimet do të shpallen më 23 janar, njoftoi sot Akademia e Arteve dhe Shkencave të Filmit, e cila jep çmimin “Oscar”.

“Ne të gjithë jemi të tmerruar nga ndikimi i zjarrit dhe humbja e pësuar nga kaq shumë në komunitetin tonë. Akademia ka qenë gjithmonë një forcë bashkuese në industrinë e filmit dhe ne jemi të përkushtuar të qëndrojmë së bashku përballë vështirësive,” tha Drejtori Ekzekutiv i Akademisë Bill Kramer dhe Presidentja e Akademisë Janet Young.

Me zjarret ende të ndezura në zonën e Los Anxhelosit, Akademia ka zgjatur gjithashtu periudhën e votimit të nominimit deri të premten.

Do të shtyhet ndarja e çmimeve shkencore dhe teknike, e parashikuar më parë për datën 18 shkurt.

Dhënia e 97-të e çmimeve të Akademisë do të bëhet më 2 mars në Teatrin Dolby, me një transmetim të drejtpërdrejtë televiziv duke filluar nga ora 19:00.

Nominimet për Oscar janë shtyrë gjithashtu për në vitin 2021 për shkak të pandemisë COVID-19.

Scroll to Top