Koha e parashikuar e leximit: 2 minuta
23 maj 2025
Aktori shqiptar Elvis Pupa dhe bashkëshortja e tij, Belina akuzohen në Australi për shtëpi bari. Mediat australiane shkruajnë se influencueses dhe terapistes Belina Pupa dhe partnerit të saj, i janë zbuluar 43 bimë kanabisi në një pronë në Ascot Park dhe lidhje e paligjshme e rrjetit të energjisë elektrike
Belina Pupa, terapiste dhe influencuese e njohur në rrjetet sociale me mbi 80 mijë ndjekës, po përballet me drejtësinë në Australi, pasi akuzohet për kultivim të një sasie të madhe kanabisi dhe ndërhyrje të paligjshme në furnizimin me energji elektrike.
Mediat australiane bëjnë me dije se Belina, bashkëshortja e aktorit të njohur shqiptar, Elvis Pupa doli martën përpara Gjykatës së Magjistraturës në Adelaide. Ajo nuk ka paraqitur ende ndonjë deklarim fajësie për akuzat që rëndojnë mbi të.
Sipas dokumenteve gjyqësore, ngjarja dyshohet të ketë ndodhur në periudhën 1 janar – 4 prill 2025, në një pronë në Ascot Park, ku janë zbuluar 43 bimë kanabisi
Avokati i saj kërkoi nga gjykata ndryshim të kushteve të lirimit me kusht, me argumentin se Pupa ka një biznes ndërkombëtar dhe duhet të udhëtojë drejt Shqipërisë për qëllime pune.

















