Shqiptarët janë më optimistët në Ballkan, Eurobarometri: Serbët janë më të dëshpëruarit, urrejnë NATO dhe BE

Koha e parashikuar e leximit: 1 minut

09 qershor 2025

Anketa më e fundit e Eurobarometrit tregon disa të dhëna interesante në lidhje me perceptimin që kanë qytetarët e vendeve të Ballkanit perëndimor.

Anketa zbulon dallime mes vendeve të Ballkanit Perëndimor, veçanërisht në lidhje me optimizmin për të ardhmen dhe integrimin

Serbia është vendi më pesimist i Ballkanit dhe mosbesimin më të lartë ndaj Bashkimit Europian dhe NATO-s, ndërsa shqiptarët në Shqipëri e Kosovë kanë optimizëm më të lartë. Në Shqipëri e Kosovë, shqetësimi kryesor janë çmimet, në vend të dytë shëndetësia dhe e fundit kriminaliteti, ndryshe nga Maqedonia e Veriut që shqetësim kryesor ka kriminalitetin.

Krahasuar me sondazhin e Eurobarometrit në vjeshtë, Shqipëria shënon rritjen më të madhe të optimizmit për 17 për qind, ndërsa Bosnje dhe Hercegovina rritjen më të madhe të pesimizmit për 6 për qind. Ndërkohë, në Kosovë, Malin e Zi dhe Shqipëri e shikojnë shumë pozitivisht situatën e punësimit

Scroll to Top